Për shkak të gjuhës së gjatë të Gylshahut, e cila thotë para vajzave të haremit se Mahidevrani mund të jetë shtatzënë, sulltanesha është e detyruar të bëjë kontroll të imtësishëm te mamia, edhe pse vetë e di që kjo është e pamundur. Pohimi në sy të të gjithëve që ajo nuk pret fëmijën e Sulejmanit e mërzit edhe më shumë Mahidevranin.
Leoja vijon me pikturat e stilit perëndimor në sarajet e Ibrahim Pashait, ndërkohë që Viktoria për pak përdhunohet nga Bonxhuk aga, me të cilin janë bashkëpunëtorë. Pasi e kapin Bonxhuk agën dhe e ekzekutojnë, Ibrahimi vendos që Viktoria duhet të rrijë pranë Hatixhesë, ndërkohë që Matrakçiu vijon të shpalosë haptas te Ibrahimi, dashurinë e tij për të.
Surpriza e madhe është shtatzënia e Hyrremit, e cila do t’i sjellë një tjetër fëmijë në jetë Madhërisë së Tij.